Global Automotive është kompani lider në shitjen e pjesëve të automjeteve dhe riparimin e veturave në Kosovë. Me një pasion për automjetet dhe një ekip me dekada përvojë në industri, ne u kemi shërbyer klientëve që nga themelimi ynë në vitin 2012.
Si kompani udhëheqëse në tregun e Kosovës, me mbi 30 vite përvojë në fushën e distribuimit, ne jemi pranë klientëve të përkushtuar në shërbimin cilësor dhe zgjidhje të besueshme për çdo sfidë që keni me automjetin tuaj.
Përveç shërbimit në pjesën e shitjes dhe riparimin e pjesëve të automjeteve, inventari ynë përfshin një gamë të gjerë të produkteve, të modeleve të ndryshme nga brendet botërore, origjinale, të cilat janë të garantuara. Qëllimi ynë është që ju të keni rehati dhe siguri për automjetin tuaj, me shërbim cilësor në kohë rekord dhe me kostot më të ulëta për ju.
Produktet e duhura dhe kualitative janë suksesi qe na ka përcjellur ndër vite. Në mënyrë që të sigurohemi se zgjedhja juaj është e drejtë dhe e përshtatshme, jemi në dispozicion për të ju ndihmuar në çdo kohë, me ofrimin e llojllojshmërisë dhe kualitetit të secilit produkt qe ne ofrojmë.
Servisimi është thelbësor për të siguruar funksionimin e drejtë, sigurinë dhe jetëgjatësinë e makinës suaj. Për këtë arsyje servisimi te ne realizohet nga stafi ynë profesionist në një kohë rekord, në mënyrë që performanca e veturës suaj të jetë sa më e lartë.
Riparimi ka një rëndësi të jashtëzakonshme për stabilitetin dhe performancën e automjetit tuaj. Ne ofrojmë siguri, cilësi dhe punë të garantuar duke i kushtuar rëndësi çdo detaj të automjetit tuaj, që të keni rehati në çdo aventurë tuaj.
Me përkushtimin dhe kujdesin e jashtëzakonshëm për punën, kemi arritur sukseset tona!